Despacito rritë turizmin e Porto Rikos me 45%

Porto Riko | 09 Qer 2018 | 22:55 | Nga

Despacito i jep një dorë të fuqishme vendit të falimentuar përmes videos së saj muzikore

Mediat dhe rrjetet sociale janë mjete të fuqishme, diçka që ne të gjithë i njohim shumë mirë. Ky mjet mund të përdoret për të ndezur dhjetëra gjëra; kujtimet, vëmendjen, veprimet dhe shumë më tepër. Porto Riko tani ndjen ndikimin e vërtetë të mediave përmes hitit të verës, Despacito.

Videoja më e fundit nga yjet botërorë Luis Fonsi dhe Daddy Yankee ka ndikuar globalisht me këtë hit që në tre javët e para të lançimit të saj.

Videoja “Despacito” është tashmë e pesta më e shikuara në YouTube dhe deri më sot ka plot 2,486,820,678 shikime ndërkohë që koha e publikimit të saj është në këtë vit.

Vetëm disa muaj më parë, guvernatori i vendit, Ricardo Rosselló, deklaroi falimentimin e vendit. Kjo tashmë mund të mos jetë e vërtetë për një kohë të gjatë, pasi meloditë e dëgjuara të Despacitos kanë pushtuar botën dhe kanë ngjallur interes për ishullin e vogël. Popullariteti i saj mbarëbotëror dhe fraza e vetme në këngë “Kjo është mënyra se si i bëjmë gjërat në Puerto Rico“, ka rritur turizmin me 45%!

Tërheqja e turizmit dhe kritikave

Edhe pse emri i vendit është përmendur vetëm një herë në video, efekti që ka pasur është shumë domethënës.

Sipas një gazete lokale “Un Nuevo Dia”, kënga dhe videoja e saj muzikore e kanë rritur turizmin në një shkallë të papritur. Videoja përfshin vende historikisht të famshme si “Club La Factoría” në San Juan e vjetër dhe La Perla, si dhe sekuenca të mrekullueshme të peizazhit të ishullit. Udhëzuesit e udhëtimit nuk e kanë humbur këtë mundësi dhe tashmë e kanë përfshirë këtë vend në turnetë e tyre të reja.

Pas mësimit të lajmit, një nga këngëtarët, Luis Fonsi, postoi në Instagram duke deklaruar “Çfarë gëzimi është të lexosh për këtë në mediat ndërkombëtare. Puerto Rico është protagonist i vërtetë i kësaj kënge dhe i kësaj videoje.”

Edhe pse shumica janë të lumtur për rritjen e turizmit, videoja është kritikuar pasi krijon “Turizmin Ghetto”. Turizmi Ghetto përcaktohet si një lloj turizmi ku njerëzit do të vizitojnë zonat e improvizuara ose lagjet e varfëra, për të parë se si është kjo pjesë tjetër e botës. Edhe pse kritikohet, Turizmi Ghetto nuk vjen me rezultate të tmerrshme dhe zakonisht sjell më shumë të ardhura dhe interes për ata që jetojnë në lagjet e varfra.

Media Sociale dhe Ndërtimi i Turizmit

Që kur Instagram u bë vërtet popullor, organizatat e turizmit në mbarë botën po përpiqen të përdorin Median Sociale për të inkurajuar udhëtimin. Platforma vizuale është kthyer tashmë në një kompani udhëtimi, madje edhe ministritë e turizmit, po shkojnë drejt medias sociale.

Për kompanitë që punojnë në industrinë e udhëtimit, apo edhe ministritë e turizmit, rritja e papritur e turizmit të Porto Rikos mund të jetë një frymëzim interesant. Udhëzuesit e turneut të cilët tashmë kanë shtuar vendndodhjet e videos muzikore në ndalesën e tyre e kuptojnë fuqinë që mediat kanë pasur në turizmin e tyre.

Efekti i Despacito mbi turizmin e Puerto Rikos mund të jetë një inspirim për të gjithë në industrinë e turizmit, si dhe marketingut.

Si do ta përdorë Puerto Rico këtë njohje dhe këtë këngë për të rritur më shumë turizmin? Koha do ta tregojë.

“Soft Power & The Content Marketing” i Kombeve

Soft Power Marketing (SPM). Sipas krijuesit të saj, Joseph S. Nye Jr., një akademik i Harvard, Soft Power mund të përkufizohet si një mjet për të gjeneruar një opinion të huaj publik në përputhje me të njëjtin rezultat që dëshiron të përcjelli përmes kuptimit dhe akordimit të mirë të mesazheve tek audienca.

Soft Power Marketing është një medium për tërheqjen e të tjerëve nëpërmjet diplomacisë publike efektive që përfshin jo vetëm transmetime standarde, por duke përdorur edhe asete si kultura, vlerat dhe besimet politike, të plotësuara mirë përmes tregtimit fizik të këtyre pasurive.

Mund ta shohim sesi kjo e ardhme e re duket. Është koha e pikut që të fillojmë të vëmë theksin mbi Soft Power Marketing si individë dhe si kombe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme