Detaje nga aksidenti ku vdiq vëllai i Gjestit, i lënduar edhe një tjetër nga fshati Treboviq i Pejës ,po trajtohet në spital

Prishtinë | 26 Sht 2025 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Faqja e fshatit Tervboviq të Pejës në ‘facebook’ ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e sotëm tragjik ku ka vdekur vëllai i Gjestit. I lënduar nga ky aksident ka mbetur edhe një banor i fshatit Terboviq i cili po trajtohet në spitalin e Pejës.

Derisa vëllai i Gjestit, Eldion Kelmendi, nga fshati Pavlan ka mbetur i vdekur.

Njoftimi nga faqja e fshatit Terboviq.

LAJMI I FUNDIT DHE SHUMË TRAGJIK

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak me parë në fshatin tonë, përkatsishtë afër fshatit Qungur ku nga ky aksident ka mbetur i vdekur në vend vëllau i Gjestit, Eldion Kelmendi.

Po ashtu në gjendje të rëndë është edhe një banorë i fshatit tonë i cili ishte i përfshirë në këtë aksident, dhe tani ndodhet në operim në spitalin e Pejës.

Ngushëllime familjes Kelmendi nga Pavlani për këtë tragjedi të madhe!

Të ngjashme