Detaje nga shpërthimi që ndodhi në Kçiq: Katër nga të lënduarit, futen në operim

Prishtinë | 13 Jan 2024 | 20:41 | Nga Ekonomia Online

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se 13 pacientë janë duke u trajtuar si pasojë e djegieve nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Sipas njoftimit të QKUK-së, pacientët kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në gjymtyrë të ndryshme të trupit, përfshirë, fytyrë, duar, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit.

“Ekipi emergjent në përbërje të mjekëve specialistë të profileve të ndryshme dhe infermierëve po trajton që të trembëdhjetë pacientët. Katër nga ta janë duke u operuar në sallën e operacionit”.

“Pacientët kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në gjymtyrë të ndryshme të trupit, përfshirë, fytyrë, duar, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme