Detaje të reja për Vinicius Jr: Ishte afër “po”-së për Arsenalin

Prishtinë | 11 Gus 2026 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Vinicius Junior ishte seriozisht i joshur nga oferta e Arsenalit dhe për një periudhë kishte qenë afër pranimit të projektit të klubit londinez.

Sipas The Athletic, Arsenali kishte punuar prej muajsh për realizimin e transferimit, ndërsa drejtuesit e klubit e mbështesnin plotësisht operacionin.

Oferta e “Topçinjve” e kishte vendosur Real Madridin në një situatë të ndërlikuar, sidomos pasi Vinicius kishte refuzuar më herët dy oferta për vazhdimin e kontratës.

Situata ndryshoi pas negociatave intensive mes përfaqësuesve të brazilianit dhe drejtuesve të Real Madridit, të cilat përfunduan me arritjen e një marrëveshjeje të re.

Bisedimet këtë herë ishin dukshëm më të vështira se në rinovimin e mëparshëm, kryesisht për shkak të kërkesave financiare të futbollistit, përfshirë pagën dhe një bonus të madh rinovimi.

Pas përfundimit të negociatave, Vinicius fshiu të gjitha postimet nga profili i tij në Instagram, përpara se të zyrtarizonte vazhdimin e kontratës me Real Madridin deri në vitin 2032.

Në fund, braziliani vendosi të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”, pavarësisht interesimit serioz të Arsenalit.

Të ngjashme