Në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, ka ndodhur një sulm vetëvrasës në Afganistan, duke lënë të paktën 14 persona të vdekur, ndërkaq në luftën e zhvilluar mes militantëve dhe forcave të sigurisë, vdiqën të paktën 36 persona.
Në anën tjetër, militantët kanë sulmuar edhe një pjesë në Qadis, duke lënë kështu 22 persona të vdekur, në mesin e tyre gjashtë pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe tetë civilë, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.
Sulmi vetëvrasës thuhet të ketë ndodhur në provincën lindore Khost, që ndodhet pranë një fushe futbolli.
Shefi i departamentit të shëndetit publik në Khost, ka thënë se kanë pranuar një numër të madh të trupave të vdekur, megjithatë ende nuk kanë arritur të kuptojnë nëse janë civilë apo ushtarë.
“Organet tona ende nuk kanë arritur t’i identifikojnë trupat e vdekur nëse janë civilë apo të forcave të sigurisë”, ka thënë ai.