Ne takimin e përbashkët të dy kryesive të AKB-ës dhe Dhoma së Tregtisë dhe industrisë Tirana u diskutuan shumë tema të rëndësishme për rritjen e shkëmbimeve tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Agim Shahini, kryetar i AKB-ës tha se ekonomia kombëtare nuk mund të rritet pa mbështetje institucionale këtu dhe në Shqipëri dhe pa rritjen e kulturës konsumuese për prodhim vendi.
Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tirana tha se jemi shumë më mirë se që ishim por jemi më keq se që mund të ishim me ekonomi e cila është kryevepër e shteteve tona, ai e çmon lartë punën e AKB-ës në sensibilizimin e produkteve kombëtare dhe ndau një vlerësim më mirënjohje më të madhe që ka DHTI Tirana.