Dhomat e Specializuara të barten nga Haga në Prishtinë

Prishtinë | 08 Maj 2023 | 18:57 | Nga Uk Lushi

Qeveria e Kosovës duhet të përgatitë projektligjin kurse Kuvendi ta miratojë që Dhomat e Specializuara të barten nga Haga në Prishtinë brenda 3 vitesh.

Dhomat e Specializuara duhet të bëhen Gjykatë Shtetërore Kundër Krimeve të Luftës. Shteti i Kosovës duhet të lejojë një periudhë deri më 2026 për gjyqtarët e huaj që duan të vazhdojnë punën por puna të bëhet në Kosovë.

Deri më 2028 të gjithë prokurorët, gjykatësit dhe personeli tjetër duhet të jenë të Kosovës, pa asnjë shtetas të huaj.

Kjo Gjykatë e Kosovës duhet të zgjerojë fushëveprimin dhe të fillojë hetimet, mbledhjen e evidencës dhe ngritjen e aktakuzave për krime lufte për të gjithë që kanë bërë krime, përfshirë serbët.

Nëse Kosova nuk lëviz, të huajt nuk do të kryejnë punët e Kosovës dhe kriminelët, sidomos ata serbë, do të mbesin të pandëshkuar.

Drejtësia nuk do të bëhet pa e bërë Kosova.

Të ngjashme