Dhunë në familje në Obiliq, Prizren e Malishevë, tre të arrestuar

Prishtinë | 17 Gus 2019 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Tre raste të dhunës në familje janë raportuar për 24 orë në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë, në Obiliq është arrestuar një person pasi që i njëjti ka ushtuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Ndërkaq në Malishevë është arrestuar i dyshuari i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Edhe në Prizren është arrestuar një i dyshuar pasi që nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht babin e tij.

Në të tria rastet nuk është raportuar për të lënduar, ndërkaq të dyshuarit janë dërguar në mbajte.

Të ngjashme