Dhunë në familje në Rahovec: Sulmon të bijën e më pas edhe anëtarët e tjerë të familjes

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Rahovec pasi ka sulmuar fizikisht të bijën e më pas edhe anëtarët e tjerë të familjes. Kështu ka bërë me dije Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh, transmeton Ekonomia Online.

DHUNË NË FAMILJE

Rahovec 15.05.2020 – 01:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht vajzën e tij e më pas edhe anëtarët e tjerë të familjes. I dyshuari është arrestuar ku me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet.

Të ngjashme