I dhunoi të motrën, e godet kunatin me sëpatë

Vlorë | 30 Gus 2017 | 15:57 | Nga

Një konflikt i rëndë në familje që ka degjeneuar deri në përdorimin e sëpatës është shënuar dje në qytetin e Vlorës.

Policia informon se ngjarja është shënuar në familjen e Maksim Sadikajt në lagjen “24 Maji”, ku 42 vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij M.S. Gjatë konfliktit mes bashkëshortëve ka ndërhyrë vëllai i gruas, Dashnor Begaj, i cili ka goditur me sëpatë kunatin.

Në momentin kur policia ka shkuar në vendngjarje shtetasi Dashnor Begaj ishte larguar, por prej kontrolleve të ushtruara ai është arrestuar sot. Ndërkohë dje është arrestuar Maksim Sadikaj.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale ”Dhuna në familje”, dhe ”Plagosje e rëndë me dashje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme