Dhurata Dora sjell këngën e re “100 shkallë” në bashkëpunim me Big Bang

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“100 shkalle” titullohet kënga e saj më e re, e cila vjen në bashkëpunim me producentin Big Bang Beats.

Muzikën dhe tekstin e këngës i kanë realizuar së bashku vet Dhurata Dora dhe Big Bang.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Tiranë.

Për anën vizuale janë kujdesur produksioni i njohur nga Shqipëria, MAX Production.

Dhurata Dora përndryshe ka qenë shumë aktive gjatë vitit me projekte të shumta muzikore, gjersa nuk ka munguar edhe nëpër koncerte të shumta anë e mbanë trevave shqiptare.

“100 shkalle” duket të jetë prurja e fundit muzikore për fansat e saj gjatë këtij viti

Të ngjashme