Ministrja e Integrimeve Evropiane në detyrë, Dhurata Hoxha, ka përkujtuar hebrenjtë të cilët pësuan gjatë Holokaustit.
Në Ditën botërore të Holokaustit, Hoxha tha se tmerri i shkaktuar ndaj hebrenjve është i pashembullt në histori për nga mizoria, dhe sipas saj duhet ta kujtojmë që mos të përsëritet askund në botë.
Ky është postimi i plotë:
Në Ditën botërore të Holokaustit, kam vendosur lule dhe kam bërë nderim me një minutë heshtje, pranë pllakës përkujtimore kushtuar hebrenjve që pësuan gjatë Holokaustit.
Tmerri i shkaktuar ndaj hebrenjve, është i pashembullt në histori për nga mizoria, këtë duhet ta kujtojmë që të mos përsëritet askund në botë!