Dhurata Hoxha pritet të shkarkojë stafin menaxherial të Qendrës së Paraburgimit në Prizren

Prishtinë | 21 Nën 2016 | 14:11 | Nga

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha pritet të shkarkojë stafin menaxherial të Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

Burime të Klan Kosovës kanë thënë se kjo gjë pritet të ndodhë së shpejti dhe duke u bazuar tek të gjeturat e Inspektoriatit të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët kanë hartuar një raport pas vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Klan Kosova poashtu merr vesh se si rezultat i të gjeturave të Komisionit Hetimor edhe Inspektoriatit do të merret vendim për pezullim të u.d të drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Destan Zogaj, një mbikqyrësi të lartë edhe dy oficerëve.

Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor në rrethana akoma të paqarta deria raporti i autopsisë që u bë publik të premten konstatoi se Dehari është vetëvrarë.

Të ngjashme