Dialogu më i pamoralshëm!

Prishtinë | 12 Kor 2023 | 22:51 | Nga Kimete Berisha

Simiç: Unë të buzëqesha si xhentëlmen!

Mimoza: Edhe unë ty ta ktheva buzëqeshjen!

  • Mimoza Kusari nuk e thërret zyrtarisht, por për të krijuar afërsi të madhe dhe të shpejt me të, i drejtohet në emër: Slavko.

I qahet Slavko Simiqit për veteranët e UÇK-së, për Ramushin, për Bekim Haxhiun.

  • Ti nuk e di Slavko se çfarë ‘krimineli’ është Bekim Haxhiu!

Për Slavkon i ha palla, i lutet, i vardiset, e merr me të mirë, e lëmon me fjalë, por për Uranin që e ka pasur shok i thotë Slavkos: nuk më ha palla për të.

  • Ora e dorës e Abelardit kushton 30 mijë euro, Slavko.
    Hiqy tyre. Ata janë kriminelë. Eja me mua.

Slavko nuk e flet asnjë fjalë të keqe as për shqiptarët as për serbët e tij, ai e qan fatin e tij dhe të serbëve.

Mimoza Kusari i thotë Slavkos se ti e ke vendin në Kosovë.

Për të mos e nervozuar, kur e përmend Albin Kurtin nuk e quan para tij kryeministër, por e quan me emër.

Kur flet kundër veteranëve bëhet xheloze, sikur ka drojë mos po ia merr PDK-ja Slavkon.

Slavko ia përmend se si e ka lënduar Mimoza kur ka thënë: shko pra protesto për veteranët, me PDK-në.

Mimoza qesh dhe llastohet. Demek ‘të kam ngacmuar Slavko…

Lista Serbe, njësoj si Vetëvendosja, kanë votuar kundër veteranëve të UÇK-së.

Siç jemi marrë vesh, i thotë Slavko – Mimozës.

Për Mimoza Kusarin të gjithë janë kriminelë, përveç kriminelët.

Ajo insiston me mish e me shpirt që t’i përvetësojë kriminelët serbë (të sanksionuar nga Amerika), kundër PDK-së dhe AAK-së.

Ajo i lutë radikalët e Listës Serbe që t’i lënë pa bukë veteranët e UÇK-së dhe ia arrin qëllimin.

Ajo nuk e ka asnjë fjalë të keqe për serbët.

Fati i shqiptarëve që luftuan për liri është kaq i dhimbshëm. Kaq tragjik.

Një grua që kërkon ‘vrasës’ serbë me pagesë që t’i mund dhe poshtërojë veteranët e varfër e të harruar.

P.S. Kjo është vuajtje e padurushme.

Të ngjashme