Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), së bashku me AKB-në, kanë mbajtur “Konferencën informuese për zhvillimin e sektorit privat”, raporton Ekonomia Online.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm i KIESA-s, Nol Buzhala, deklaroi se po iu mundësojnë bizneseve vendëse që të jenë pjesë e sesioneve dhe trajnimeve të ndryshme jashtë vendit.
Sipas Buzhalës kjo do t’i ndihmojë kompanive që të kenë kontakte apo edhe të gjejnë partneritet që produktet e tyre të eksportohen në Evropë dhe me gjerë.
“Ne organizojmë 8 deri në 10 konferenca jashtë vendit me qëllim që t’i njoftojmë bizneset e huaja për shërbimet që ofron Kosova si dhe rreth taksave dhe tatimeve. Në kuadër të këtyre sesioneve kemi shpesh kërkesa të bizneseve që të jenë pjesë, dhe të takohen me bizneset e huaja dhe diasporës për të lidhur kontakt”.
Buzhala njoftoj se KIESA ka përfunduar tri zona ekonomike derisa katërtë të tjera janë duke u investuar në disa qytete të vendit.
Ndër të tjera, ai bëri të ditur se këtë vit 28 kompani kanë përfituar nga KIESA-s, andaj ftoi bizneset të jenë pjesë e këtyre eventeve.
“Zonat ekonomikë të krijuara në Kosovë, 3 janë të përfunduar dhe në 4 jemi duke investuar Suharekë, Lipjan, Vushtrri dhe Viti. 28 kompani kanë përfituar kompanitë, ku të cilin aktivitet do ta realizojmë edhe në vitin e ardhshëm me qëllim që kompanitë të përfitojnë dhe fton bizneset që të jenë pjesë e organizimeve përfituese”, ka thënë Buzhala.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, theksoi se ekonomia e vendit ka nevojë për promovim dhe mbështetje. Sipas Shahnit, kompanitë vendëse kanë kapacitete të mëdha, por po përballen me pengesa.
Shahini potencoi se viti 2019 ka pasur mundësi të jetë më i mirë, andaj kërkoj nga institucionet e tjera që të rishikojnë mundësit për investimet që vijnë nga jashtë.
“Ekonomia e vendit ka nevojë më shumë për promovim dhe mbështetje. Kështu bashkë mund të bëjmë më shumë. AKB-ja dëshiron që të gjitha bizneset të kenë më të mëdha, edhe pse kapacitetet janë, por pengesat janë të dukshme. 800 milionë që vijnë nga jashtë kjo na duhet me institucionet e shtet që më shumë t’i ofrojë edhe diasporës se ka duhet të investojnë ata. 2019 ka mundur të jetë më mirë, ne kemi qenë kritik”, tha ai, raporton Ekonomia Online.
Shahini ka përmendur një sërë pengesash të cilat kanë zbeh që investitorët e huaj të investojnë në Kosovë.
“Por sfidat më të cilat kemi kaluar, kanë qenë dialogu me Serbinë kjo e ka zbeh autoritetin e shtetit. Gjykata Speciale edhe kjo zbeh investitorët të vijnë të investojnë në vend. Ne duhet të bëjmë me shumë për të promovuar të kundërtën e asaj që armiqtë tanë bëjnë për neve. Taksa 100% ka pasur efekt pozitiv në ekonominë e vendit, por si pasojë e taksës ka bërë që lobimi i Serbisë t’i kemi me disa çnjohje”, ka thënë Shahini.
Drejtori i Departamentit për Regjistrim dhe Shërbim të Tatimpaguesve në ATK, Sami Salihu, ka njoftuar që së shpejti do të finalizohet dokumenti për planin e integritetit për administratën tatimore.
“ATK është duke punuar me intensitet të lartë në përmbushjen e obligimeve tatimore. ATK-ja gjatë këtij viti ka ndryshuar qasjen në menaxhimin e shërbimeve tatimore. ATK-ja është duke punuar në një projekt të veçantë që ka të bëjë me planin e integritet për administratën tatimore. Së shpejti do të finalizohet dokumenti”, tha ai.
Ermelinda Ahmetaj, Zyrtare për Promovim dhe Avokim të NVM-ve nga Ministria e Inovacionit dhe Ndermarrësisë, ka njoftuar se kanë përkrahur financiarisht bizneset e reja dhe ato ekzistuese.
Ahmetaj theksoi se do të vazhdojnë edhe me projekte të tjera në fuqizimin e të rinjve dhe grave, raporton EO.
“Kemi organizuar një sërë aktivitete në zhvillimin e sektorit privat. 2019 kemi pasur dy skema të financimit për bizneset e reja 78% në vlerë prej 1 milionë euro. Për bizneset ekzistuese me 4 milionë euro”.
“Në kuadër të Javës së ndermarrësisë 2019, kemi përkrahur ndermarrësit për zhvillim të vendit. Me Bankën Botërore kemi bërë projektin për fuqizimin e të rinjve dhe grave”, tha ajo.