Një zjarr i madh ka përfshirë parkingun e një servisi në fshatin Katundi i Ri të Pejës, ku janë djegur disa automjete dhe është dëmtuar edhe objekti i servisimit.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, rreth orës 03:45. Gjatë patrullimit, zyrtarët policorë kanë vërejtur zjarrin në parkingun e servisit, ku po digjeshin një kamion dhe një autobus.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore e zjarrfikësit.
Si pasojë e flakëve janë dëmtuar pjesa ballore e objektit, një autobus, një kamion, një pickup dhe dy vetura.