Digjet një banesë në Vushtrri, tre të lënduar përfshirë edhe një foshnje

Prishtinë | 05 Dhj 2020 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Në sheshin Hasan Prishtina në Vushtrri tre persona, përfshirë një foshnje, kanë pësuar lëndime pas zjarrit që është shkaktuar në një banesë.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur dje në ora 11:55.

“Raportohet se është përfshi nga zjarri një banesë. Ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit, tre persona kanë kërkuar ndihme mjekësore, ndërsa një foshnje është dërguar në QKUK, për shkak të problemeve me frymëmarrje”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme