Digjet një depo e barnave në Fushë Kosovë

Prishtinë | 30 Pri 2021 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Një person ka raportuar se është duke u djegur një depo e barnave.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 04:30 në rrugën “Qajupi”, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe njësia e zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar është duke iu djegur një depo e barnave. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe njësia e zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Të ngjashme