Një person nga fshati Stagovë e Kaçanikut ka raportuar se i është djegur stalla e bagëtive.
Sipas njoftimit të policisë, rrethanat janë të panjohura përderisa stalla e bagëtive ishte e mbushur me ushqim.
Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.