Digjet stalla e shtazëve në Skenderaj

Prishtinë | 03 Nën 2019 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës se djeshme një personi në Skenderaj i është përfshirë stalla e shtazëve nga zjarri, shkruan Ekonomia Online.

Njësit relevante dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë, përveç dëmeve material që dyshohet të jetë në vlerë të madhe, nuk raportohet për lëndime në njerëz.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se  në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë stalla e shtazëve. Njësit relevante dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e  ngjarjes. Përveç dëmeve materiale që dyshohet të jetë në vlerë te madhe nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme