Digjet tërësisht një vilë në Shalë të Lipjanit, dyshohet se dikush ia vuri flakën qëllimisht

Prishtinë | 09 Dhj 2023 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

Një vilë është përfshirë nga zjarri në fshatin Shalë të Lipjanit, ku si pasojë janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Raportohet se pronari i vilës ka njoftuar Policinë, ku ka deklaruar se dyshon që zjarri është shkaktuar qëllimisht nga dora e njeriut.

Bazuar në dëshminë e tij, vlera e dëmit kap shifrën e rreth 10 mijë eurove.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Të ngjashme