Diktatori i fundit në Evropë e bën dashnoren deputete

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 19:08 | Nga Ekonomia Online

Ajo është vetëm 22 vjeçe, e lidhur me udhëheqësin 65-vjeçar të vendit, dhe tashmë i ka hyrë politikës.

Maria Vasileviç është parë disa herë në publik me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, pasi fitoi çmimin Miss Bjellorusia në Maj të vitit 2018.

Lukashenko, drejtues kooperative në kohën e komunizmit, është quajtur “Diktatori i fundit në Europë”, pasi që nga viti 1994 e udhëheq Bjellorusinë me grusht të hekurt.

Politikanët e opozitës ndëshkohen sa herë që organizojnë protesta kundër regjimit dhe në zgjedhjet e fundit opozita nuk fitoi as edhe një post të vetëm në Parlament.

Megjithatë, një prej atyre vendeve u zu nga zonjusha Vasileviç, edhe pse nuk ka fare përvojë si politikane.

Pavarësisht 43 viteve diferencë moshe, kohët e fundit ata janë parë bashkë në shumë evenimente publike.

Të ngjashme