Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar fushatën elektorale të subjektit që ky drejton, duke përmendur shifra të jashtëzakonshme të pjesëmarrësve në tubimet e tyre.
Nëse kjo nënkupton fitoren e PDK-së, ai nuk pranoi të japë një përgjigjie konkrete, por u shpreh tek DPT Fidani se ‘dita e mirë shihet në mëngjes’.
”Për mu ka qenë pozitiviteti i tubimit.
”Dy mijë njerëz e di pak a shumë për shkak të stafit organizativ. Brenda e kam vështirë me thanë me saktësi sepse kalkulimi i karrigeve statike atyre poshtë njerëzit që kanë qenë mund të kenë qenë në 6 mijë brenda në total në të gjitha anët e sallës”.
”Jam i bindur që PDK po rikthehet, e ka rikthy pulsin. Realisht është një entuziazëm që ka kohë s’është pa. Në momentin kur ne jemi ballafaqu me sfidën e Hagës, zgjedhjet u mbanë menjëherë disa javë më parë, ne megjithatë kemi arritë me rujt një bazament përkundër disfatës së jashtëzakonshme”.