Dikur agjente e fshehtë në CIA, sot garon për kongres, befason të gjithë me videon e prezantuar

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Valerie Plame është ish-agjentja e fshehtë që dikur shërbente në CIA, që tani ka filluar fushatën për kongresiste të New Mexicos së Shteteve të Bashkuara.

Në videon e shpërndarë, 56-vjeçarja e vozitë një makinë së prapthi nëpër pluhur, si simbolikë se punët në shtetin ku jeton nuk janë duke shkuar mbarë.

“Jemi duke shkuar prapa në sigurinë shtetërore, kujdesin shëndetësor dhe të drejtat e grave. Duhet ta kthejmë shtetin në rrugë të mbarë”, dëgjohet duke thënë Plame, pasi ta ketë kthyer makinën për 180 shkallë.

Të gjithë kanë mbetur të befasuar, kur Plame e akuzon Scooter Libby, si ish-pjesëtar i stafit të Dick Cheney se bëri disa lëshime, që ishin shkaktare që të mësohet se ajo është agjente e fshehtë.

Me video ku tregon se e ka pasur babanë dhe vëllanë ushtar, ish-agjentja akuzon se u tradhtua nga pushteti, u detyrua të linte Washingtonin që të shkonte të rriste fëmijët në New Mexico, shtet të cilin e konsideron si shumë të mirë.

Derisa e sfidon presidentin Donald Trump, ajo thotë se i duhen edhe disa pikë për të fituar dhe të fitojë ulën në kongres.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme