Dikur “Beni ecën vetë”, tash s’un po ecë pa kryeministrin e ministrat…

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 17:06 | Nga Fisnik Ismaili

Deri para balotazhi, krejt tuj thanë “Beni ecën vetë”, tash përnjiherë Beni s’un po ecë pa kryeministrin, e ministrat, e fushatën ma ashiqare najherë në histori të Kosovës, në të cilën qeveria i rrasë huntë.

As LDK nuk o kapë për Brahimin, sa po kapet VV qetash për Binin. E më ironikja është se pikërisht ky subjekt me vjet i ka përqeshë e kritikue këto mënyra të të bëmit fushatë.

Qaq ashiqare po vërehet sikleti, sa as ministrin e ri të shëndetësisë mos me emërue, tuj pritë qysh po kryhet me Benin…

Khuuuuu, në qafë i metshim Hashimit kur u takojke me ndoj kandidat për kryetar komune, posaçërisht kur shkojke me xhipa kryeministri e truproje nëpër tubime, si do pamje që i pashë në Podujeve e vende tjera.

M’kujtohet, u folke këtynehere me jau thy xhamat xhipave a naj gume me ua çpërrthye, se po i shpenzojnë paret e tatimpaguesve nëpër fushata.

Tash zani s’po i ndihet asnjanit prej aktivistave, e po duhna une me ua kujtue…

(Autori ka qenë aktivist shumëvjeçar dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje)

Të ngjashme