Haki Abazi, financues i një grupi të madh të organizatave joqeveritare, ka renditur disa nga arsyet pse Shpend Ahmeti ka dështuar ta fitojë Prishtinën pa balotazh.
Ai përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se fitorja në vitin 2013 e Shpend Ahmetit, e dhënë nga qytetarët me shpresën se ai si i ri do t’i ofronte mundësi të reja kryeqytetit, e tregoi të kundërtën, i dha mundësi vetëm Shpendit.
Reagimi i plotë i Abazit:
Ashtu, rastësisht nga nje konstelacion i marrëdhënieve ndërpartiake e ndërpersonale dhe me një përkrahje të jashtëzakonshme të një grupi njerzish entuziast e me iluzione, se politikanet e rinj, mund të paraqesin mundësi të reja, Shpendi fitoi në Prishtinë me 2013 ne ballotazh me LDK. Mundësi e re vetëm për Shpendin dhe askënd tjetër sepse, gjithçka tjetër me nuanca krejt neglizhuese shkoi si me të vjetrën. Qeverisje me manipulim te qytetareve te zhgenjyer, asgjekundi mobilizim, aksion e zgjuaresi qytetare.
Asnjë program, asnjë ide madhore, asnjë diskutim vizionar me qytetarët dhe asnjë mobilizim të kapaciteteve ekonomike lokale. Më shumë arsyetime e ankesa, sesa punë. Me shume retrorike nacinale se sa pune lokale. Më shumë vizita në stadiume të futbollit e vizita në Bullgari e Mal të Zi se sa aksione pune për grumbullim e pastrim të qytetit, apo gjelbërim të hapësirave të përbashkëta.
I gjithë mandati u rrumbullaksua me betejën për autobusët, kunjat dhe kiflet edhe ndonnje batute me Lirakun. Asnjë veçori e një pushteti të ri, përkundrazi, vazhdim i marrëdhënieve jotransparente me biznesin, tejkalim të vijave ndërtimore, vazhdim i ndërtimeve të larta me rrugica të ngushta, degradim i mjedisit e shkatërrim i drunjve ne maje te Veternikut e gjetiu. Mungesë e kantonjereve të mbeturinave gjitheandej, zaptim i trotuarëve nga bizneset e vogla dhe terrasat e kafeterive edhe ne ndertimet e reja, jetë e ndrojtur e varfer kulturore, pjese e arsimit me rezultatet e pizes. Kundershti me injorance per monitorimin e organziatave joqeveritare dhe kritikes se publikut.
Shpendi ka shumë me mësu për demokracinë, respektin, kulturën e gjithepërfshirjes, drejtesise e barazise, por më së shumti, ka shume për të mësuar për menaxhimin. Nuk mjafton me qenë siluete e kryetarit modern, duhet me qenë shembull i kryetarit modern. Puna praktike, ekipore dhe gjitheprfshirja jane baza e qeverisjes funksionale. Jo fjale po pune.
Ikja prej betejave nuk eshte karakteristike për lidership progresiv, nuk është as zotësi; është hipokrizi! Nuk majfton me shku në konferenca ndërkombëtare pa e përcaktu qëndrimin përmbrenda. Politika nuk është as rren e as kozmetikë e aq më pak mjet për të siguruar privilegje për saunat e Sëiss Diamond-it.
Në ditën e LGBT, Shpendi ka ikë nga Prishtina, ndërkaq zbatuar një politikë publike favorizuese, shumë kontraverse dhe shumë manipulese gjatë gjithë mandatit, politikë, që mund të përfundojë me manipulim me objekte fetare dhe favore të tjera joparimore e perqarese.
Shpendi asnjëherë nuk ka thënë, që termocentrali nuk duhet ndërtuar, sepse po ngulfatet Prishtina dhe qytetarët e vet. Shpendi nuk e ka kritkuar Ahmet Shalën i cili i ka zgjatur jetëgjatësinë automjeteve të importuara, që vjellin tym e gazëra. Shpendi don me e pasë mirë me krejt edhe me ata të cilët e kanë pru Kosovën në gjendjen që është – të mjerë e të zezë. Shume mire e ka pase edhe me Berat Buzhalen. Keshtu behesh pjese e pejsazhit te njejte qe nuk te dallon askush, me nuk je ndryshe e as nuk te noton kungulli mbi uje duke manipuluar dhe keqperdorur miqet.
Ka kohë, e ndoshta e nxen/kupton rëndësinë e të qenurit i sinqertë dhe respektues dhe menaxher i mire, por këtë duhet ta bëjë në kohën dhe duke paguar nga xhepi i vet dhe jo në llogari të qytetarëve të Prishtinës.