Dimal, kujdes me faktet se nuk janë gjithmonë në anën tuej!

Prishtinë | 12 Sht 2022 | 16:59 | Nga Halil Matoshi

Dimal Basha asht politikan i Lëvizjës Vetëvendosje dhe deputet i zgjedhun me votën e popullit, pra ai asht zgjedhë për me ba politikë e ligje e jo si nxënësi a studenti ma i mirë!?

Notat në shkollë nuk thojnë asgja për dijet e tij (mund të ishte i keq në biollgji po i mirë në politikë!?), ose thojnë fare pak, për profilin e tij intelektual e njerëzor.

Porse për me e akuzu shkollën shqipe që “prodhueka” analfabetë funksionalë, Basha e ngatërron testin PISA, me matjen e analfabetizmit.

Testi PISA asht nji kriter matje e mësimnxanies dhe jo i mësimdhanies dhe sidomos jo tregues i analfabetizmit, që matet me kritere dhe ekspertë të UNESCO-s.

Çfarë asht testi PISA?

PISA asht nji studim ndërkombëtar që asht lansue nga OECD (Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik) më 1997, i administruet për herë të parë në vitin 2000 dhe që tashti mbulon mbi 80 vende.

P.S.

Lexoni çka thotë deputeti Basha:

Të ngjashme