Dimri s’ka ndërmend të vijë, mot edhe më i ngrohtë pritet në nëntor

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Jo dimri, por as vjeshta duket se nuk ka ndërmend të vijë.

Muaji tetor u karakterizua nga temperaturat e larta dhe ditët me diell duke bërë që stina e vjeshtës të duket ende larg.

Në vendet bregdetare, vendas por edhe turistë vijojnë të bëjnë plazh duke shfrytëzuar temperaturat e larta.

Por çudia dhe kapriçot e motit nuk mbyllen me muajin tetor.

Nëntori pritet të jetë edhe më i ngrohtë, madje disa ditë të tij do të jenë me temperatura shumë më të larta nga sa karakterizohet moti përgjatë këtij muaji.

Mot edhe më i ngrohtë pritet në muajin nëntor. Sipas të dhënave të AccuWeather, të cilit i referohet AgroWeb, disa ditë përgjatë muajit nëntor do të jenë shumë më të ngrohta se zakonisht duke arritur në vlerat 32 gradë, njësoj si të jetë stina e verës.

Konkretisht, disa nga ditët e para të nëntorit do karakterizohen nga reshjet e shiut por temperaturat do të jenë të larta në vlerat 24 deri në 26 gradë.

Ndërkohë ditë të tjera do të përfshihen nga një mot edhe më i ngrohtë.

Përkatësisht, në datën 6 nëntor, temperaturat pritet të shkojnë deri në 32 gradë Celcius.

Edhe dita në vijim, 7 nëntor do të jetë me temperature të larta të cilat do të shkojnë deri në 30 gradë celcius.

Ndërkohë, java e tretë dhe e katërt e nëntorit do të pësojë rënie tëmperaturash me deri në 10 gradë më pak./AgroWeb.org

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme