Nga një vend i goditur nga sulme të sponsorizuara terroriste nga regjimi i Vuçiqit, dhe i cili publikisht ka hequr dorë nga obligimet e caktuara nga dialogu dhe marrëveshja, diplomacia e dështuar e kësaj qeverie jo vetëm që nuk ka arritur të bëjë të qartë se kush përfaqëson pro-evropianizmin dhe pro postulatet e NATO-s për siguri kolektive, por e ka zhytur Republikën e Kosovës në një rrugë pa krye dhe me perspektivë zero evropiane.
Për më tepër, kjo qeveri i ka krijuar një terren të hapur Vuçiqit, i cili, në një konferencë për shtyp me Ursula von der Leyen në Beograd, u shfaq deri aty sa në prezencë dhe miratim të heshtur nga ana e saj, të flasë se si gjatë viteve regjimi i tij ka sfiduar 27 liderë të vendeve të BE-së lidhur me qasjen e dyfishtë të Serbisë pro Rusisë dhe Kinës dhe me perspektivën e garantuar evropiane. Kjo përbën një skandal dhe një dëm historik që po e paguajmë shtrenjtë çdo ditë!
Për të parë dhe u vërtetuar se çfarë ishin mesazhet e Presidentes së Bashkimit Evropian për përspektiven evropinane, duhet t’i dëgjoni fund e krye konferencat për media në Tiranë dhe Beograd, e tani e shihni se sa i është rrezikuar Kosovës përspektiva integriese.