Diplomatët serbë të angazhuar në lobim kundër Kosovës në UNESCO

Prishtinë | 24 Sht 2017 | 09:08 | Nga

Serbia vazhdon të lobojë kundër Kosovës për anëtarësim në UNESCO, ata madje shprehen të bindur se Kosova nuk do të anëtarësohet as kësaj radhe.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha se pretendimi i Prishtinës se kishin votat e mjaftueshme për UNESCO, është një gënjeshtër e madhe.

“Në të gjitha takimet që presidenti dhe unë kemi pasur, është diskutuar edhe kjo temë”, tha Daçiq, i cili ndodhet në Nju Jork si pjesë e delegacionit serb, të udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq, duke marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, shkruan Beta.

Sipas Beta, ministri tha se zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili e bëri kërkesën më herët gjatë ditës, dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, do të humbasin në UNESCO, ashtu siç bënë dy vjet më parë.

“Një numër i madh i miqve tanë jo vetëm që kanë një pozitë të pandryshuar në drejtim të kundërt (ofertës së Prishtinës), por shumë vende kanë ndryshuar pozicionin e tyre në një drejtim pozitiv për Serbinë, që kjo vlen për vendet që abstenuan (në vitin 2015) kundër pranimit të Kosovës në UNESCO, “tha Daçiç.

Ai shtoi se Prishtina, nëse dëshiron që UNESCO të vendosë për ofertën e saj këtë vit, duhet të paraqesë një kërkesë deri në mes të tetorit. Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s më pas do të mbahet në nëntor dhe tjetra në vitin 2019.

“Deri më tani nuk ka pasur lëkundje se ato do të anëtarësohen, mendoj se ata kanë frikë të humbasin. Unë nuk u rekomandoj atyre të paraqesin kandidaturën e tyre”, përfundoi Daçiq.

Në një deklaratë për të përditshmen me qendër në Beograd, Blic, Ivica Daçiq tha se Kosova do të humbasë betejën çdo herë kur është fjala për t’u bashkuar me UNESCO-në.

“Ata humbën në konferencën në Paris (në 2015), ata do të humbasin tani dhe çdo herë,” tha Daçiç duke komentuar deklaratën e Pacollit.
“Ata nuk kanë mjaft (vota) për UNESCO-në, Pacolli mendon se mund të zgjidhë gjithçka me para, por nuk është kështu, kemi fituar dy vjet më parë, edhe pse vendet më të forta i kanë mbështetur”, tha Daçiq.

Ai kujtoi se rreth 30 diplomatë të Ministrisë së Jashtme kanë lobuar dhe shtoi se nuk ka asnjë shans që Prishtina të merr mjaft vota.

 

Të ngjashme