Diplomati gjerman që ishte zëvendës i Walkerit flet për Reçakun: Ishte ekzekutim klasik

Prishtinë | 16 Jan 2023 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori kosovar në Gjermani, Faruk Ajeti, ka përcjell përshtypjet e diplomatit gjerman, Bernd Brchardt, që 24 vjet më parë kishtë parë skenën e krimit të forcave serbe ndaj popullësisë civile në Reçak.

Borchardt, që ishte zëvendës i ambasadorit William Walker në Misionin Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ka thënë se në Reçak kishte ndodhur një “ekzekutim klasik”.

“24 vjet më parë, diplomati gjerman, Bernd Borchardt, zëvendës-shef i misionit të OSBE-së. Ai i përshkroi përshtypjet e tij për skenën e krimit dhe tha se ishte “një ekzekutim klasik”, ka shkruar Ajeti në Twitter, duke bashkëngjitur një fotografi me diplomatin gjerman.

Në Kosovë, dje, më 15 janar u përkujtuan 45 civilët e masakruar nga forcat serbe në fshatin Reçak.

Të ngjashme