Disa fakte që s’i keni ditur për dhëmbët

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Smalti ose pjesa sipërfaqësore e dhëmbit është substance organike me e fortë në trup. Vetëm në hapësirën e gojës ndodhen mbi 300 lloje të baktereve.

Një person i rritur kalon një kohë rreth 47 sekonda për t’i pastruar dhëmbët edhe pse e dimë që për pastrimin adekuat të dhëmbëve duhet të shpenzojmë kohë 2-3 minuta.

Femrat buzëqeshin më shumë – 62 herë në ditë, ndërsa meshkujt vetëm 8…

Vetëm gjatë një buzëqeshje aktivizohen rreth 33 muskuj të fytyrës.

Brusha e parë është prodhuar në vitin 1938, ndërsa në Kinën e lashtë brushat kanë qenë të përbëra prej fijeve që i merrnin nga kafshët.

Në vendet e gadishullit Arabik në vend të brushave është përdorur misvaku, i cili edhe sot e kësaj dite përdoret dhe në fakt shërben si pastë dhe brushë njëkohësisht.

Njerëzit kalojnë përafërsisht 38,5 ditë të jetës së tyre duke i larë dhëmbët.

Gjëndrat pështymore gjatë jetës së njeriut prodhojnë afër 23600 litra pështymë që është e barabartë me vlerën e një pishine noti të mbushur në ujë.

Shumë sëmundje të përgjithshme pasqyrohen edhe në hapësirën gojore.

Vendi ku qëndron brusha duhet të jetë 2-3 m larg nga tualeti, pasi ka mundësi që të kontaminohet.

Nuk është shumë e preferuar që pjesa e sipërme e brushës të mbulohet me kuti pasi paraqet mjedis adekuat për t’u zhvilluar bakteret.

Sot mbi 40% e të moshuarve mbi 65 vjet nuk i kanë 1/3 e dhëmbëve,vlen për vendet e zhvilluara,ndërsa në vendet në zhvillin dhe të varfera kjo arrin 2/3.

Dhëmbi më i madh që është nxjerrë ka pasur gjatësinë 3.2cm dhe është regjistruar në librin e rekordeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme