As komuna e Rahovecit nuk u ka shpëtuar vërshimeve nga reshjet e shiut. Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në këtë Komunë, Hasan Përboqi, në një postim në “Facebook”, ka thënë se disa lagje të qytetit dhe disa fshatra të komunës janë të prekura nga vërshimet.
Përboqi ka bërë të ditur që në terren janë edhe ekipet emergjente që për të evituar dëmet e mundshme.
Reshjet intensive të shiut, sot mëngjesin e hershëm përsëri kanë përfshirë komunën e Rahovecit.