Disa hapa për të pasur më shumë besim në vetvete

Prishtinë | 19 Mar 2023 | 23:45 | Nga Ekonomia Online

SI TË KEMI MË SHUMË BESIM NË VETEN TONË?

Kjo pyetje tingëllon shumë thjeshtë, por vetërespekti nuk është një cilësi e lindur. Disa kanë më shumë vetëbesim seç duhet, ndërsa disa të tjerë kanë shumë pak. Hapat dhe teknikat që duhet të ndjekim për të qenë të sigurt:

PYESNI VETEN

Diçka nuk shkon në raportin me të tjerët. Jeni i vetëdijshëm për vuajtjen tuaj. Mjaft duke e konsideruar si një fatalitet dhe pyesni veten: çfarë sjelljesh ju mërzisin? Si ta menaxhoni agresivitetin? Pse jeni gjithnjë të sjellshëm? Nga ju vjen ndjesia se nuk jeni të respektuar? Reflektoni: nuk mund të jeni gjithnjë e pëlqyer dhe as t’i kënaqni të gjithë…

NDËRGJEGJËSOHUNI PËR KUFIJTË

Pse përshkoni çdo ditë kilometra të tëra për ta çuar në shtëpi kolegen? Ose bëni blerje për të gjithë familjen? Kini parasysh, të jeni i/e kënaqur me veten është hapi i parë për të pasur një raport të qetë me të tjerët.

TË THUASH JO

T’i duash me të vërtetë të tjerët, a nuk do të thotë të kesh disa kufij edhe për ta? Stërvituni për të mos u ndjerë në faj nëse mohoni diçka. Mund të përdorni edhe një pasqyrë për t’u ushtruar para saj për të thënë “jo”.

GUXONI

Dhurojini vetes të drejtën të kërkoni një shtesë rroge, të përballeni me një konflikt në familje: kështu do t’i lejoni vetes, por edhe bashkëbiseduesit tuaj, që të shfaqë nevojat deri tani të heshtura. Në këtë mënyrë, kthehuni në padronë të historisë suaj, pa vuajtur më.

Të ngjashme