Disa kirurgë heronj vazhduan operacionin e një pacienti derisa spitali po digjej

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Kirurgët dhe infermierët hero “rrezikuan jetën e tyre” brenda një spitali që digjej për të përfunduar një operacion “kompleks” të bajpasit të zemrës.

Doktorët e hapën gjoksin e pacientit mashkull kur flakët përfshinë spitalin 114-vjeçar të Blagoveschensk në Rusi.

Tetë mjekë të guximshëm qëndruan për të mbaruar atë që kishin nisur kur zjarri kishte përfshirë kulmin e spitalit.

Shefi e operimit Valentin Filatov, 29-vjeçar refuzoi që stafi të dilte nga operimi derisa zjarri përfshiu vendin.

“Ne ishim të frikësuar natyrisht, njerëz jemi”, ka thënë ai, shkruan Mirror. “Ne s’mund të largoheshim duhej shpëtuar pacienti. Ne e vazhduam operimin, çfarë mund të bëje?”.

Të ngjashme