Njerëzit, mendimet e të cilëve janë më të gëzueshme, ndërsa shikimin në jetë e kanë optimist kanë më shumë masë gri të trurit, prandaj truri edhe u punon më mirë.
Ata te të cilët dominojnë mendimet e pakënaqura dhe të zymta, kanë edhe trurin më të vogël. Ata të cilët jetojnë me më pak tension, e shikojnë jetën në mënyrë më optimiste dhe kënaqen me të, jetojnë më mirë, më gjatë, me më pak probleme shëndetësore, sepse kanë më shumë masë gri, prandaj edhe truri u punon më mirë.
Këto fakte për mendimet optimiste njerëzit shpesh i nënvlerësojnë dhe i injorojnë, por konfirmimin për to e kanë marrë hulumtuesit e mbledhur në ekipin shkencor nga Universiteti i Washingtonit.
Optimizmi dhe pesimizmi ndikojnë në shëndetin tonë fizik dhe mental. Rezultatet kanë treguar që humori i mirë ka pasoja edhe në strukturën e trurit.
Hulumtimi bazohet në analizën e aktiviteteve fizike (shëndet, aftësitë motorike dhe fizike) dhe aktiviteteve mentale (të qenët i kënaqur, lumturia, dhe shikimi ndaj jetës) e njerëzve të pjekur dhe të shëndoshë gjatë viteve.