Disa qytetarë protestojnë kundër rënies së Qeverisë, para fillimi të seancës së mosbesimit

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 11:08 | Nga Fitore Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një grup i qytetarëve kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës, para fillimit të seancën për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, raporton Ekonomia Online.

Shefki Maqedonci, tha se është kundër rrëzimit të Qeverisë. Ai madje i ka bërë apel kreut të LDK-së, Isa Mustafa të tërheq mocionin.

“Unë kam dal kundër rrëzimit të qeverisë Kurti. Unë i bëj apel Isa Mustafës që ta tërheq mocionin sepse marrëveshja e tyre për ta rrëzuar Kurtin ka qenë tinëzare, se marrëveshja ka qenë sa për sy e faqe”.

Gjithçka gati për seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, për mocionin e mosbesimit të qeverisë Kurti.

Mediet po lejohemi ta marrim vetëm pamje nga jashtë.

Të ngjashme