Disa të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit për posedim të substancave narkotike

Prishtinë | 17 Maj 2022 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka hasur në disa raste ku të dyshuarve i janë gjetur sasi të ndryshme të substancës narkotike.

Nëpërmjet raportit të përditshme, Policia ka bërë të ditur se rastet kanë ndodhur në qytete të ndryshme të Kosovës, si në Prishtinë, Prizren dhe Pejë, shkruan lajmi.net.

Tutje, shtohet se një nga të dyshuarit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë:

POSEDIM I NARKOTIKËVE

Rr. B, Prishtinë 15.05.2022 – 13:00. Gjatë kontrollit në trup te i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë 32.4 gramë dhe një peshore për matje. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rr. Mustafa Kruja, Prishtinë 16.05.2022-20:45. Eshte arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe gjate kontrollit tek i njejti është gjetur dhe konfiskuar substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshe prej 1.4 gram. Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt.

Prizren, 16.05.2022-20:35. Eshte arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qe gjate kontrollit, tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substance e dyshuar narkotike e llojit kokaine me peshe prej 0.75 gram. Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt.

Prizren, 16.05.2022-20:50. Eshte arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qe gjate kontrollit, tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshe prej 1.20 gram dhe nje grinder. Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt.

Dubravë, 16.05.2022-13:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi qe te e njëjta gjate kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 5.6 gram substance narkotike e llojit marihuanë dhe 60 kapsula Tramadol. Me vendim te prokurorit pas intervistimit , e dyshuara është liruar ne procedure te rregullt.

Rr. Konferenca e Bujanit, Pejë, 16.05.2022-15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qe gjate kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë . Me vendim te prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedure te rregullt.

Rr. Konferenca e Bujanit, Pejë 16.05.2022-15:50. Eshte arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qe gjate kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë . Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt.

Të ngjashme