Disa të rinj protestojnë në përkrahje të Palestinës, kërkojnë nga Qeveria të ndryshojë qëndrim

Prishtinë | 15 Shk 2024 | 12:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një grup të rinjsh kanë protestuar para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, në përkrahje të Palestinës. Ata kanë kërkuar që Qeveria e Kosovës të ndryshojë qëndrim pro Izraelit, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë mbajtur në duar flamuj të shtetit palestinez dhe pankarta ku kërkohej “drejtësi për Palestinën”.

“Bombardimi i fëmijëve nuk është vetëmbrojtje”, shkruante në njërën nga pankartat.

“Qeveri ndrysho qëndrimin pro gjenocidal”, shkruante në një tjetër.

Asnjëri nga protestuesit nuk deshi të prononcohej për medie dhe nuk treguan nëse i përkasin ndonjë organizate.

Të ngjashme