Ekonomia Online
FUNDIT

Disa të vdekur dhe të plagosur nga zjarri që shpërtheu në një ndërtesë në Belgjikë

Disa të vdekur dhe të plagosur nga zjarri që shpërtheu në një ndërtesë në Belgjikë

Disa persona dyshohet se kanë vdekur dhe të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer nënjë bllok apartamentesh 10 katëshe në Antëerp. Sipas policisë belge, tymi i dendur u pa duke u ngritur nga kati i tetë i ndërtesës në lagjen Linkeroever, pasi zjarri shpërtheu pak para orës 10:00 të mërkurën, […]

Disa persona dyshohet se kanë vdekur dhe të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer nënjë bllok apartamentesh 10 katëshe në Antëerp.

Sipas policisë belge, tymi i dendur u pa duke u ngritur nga kati i tetë i ndërtesës në lagjen Linkeroever, pasi zjarri shpërtheu pak para orës 10:00 të mërkurën, shkruan BBC.

Pamjet dramatike tregojnë një burrë që ngjitej nga ballkoni i tij përmes dritares së një fqinji për t’i shpëtuar tymit të zi.

Policia thotë se më shumë se 200 njerëz jetojnë në bllok.

Banori Geert Deëulf i tha televizionit publik belg se si tymi i dendur e kishte penguar të dilte nga apartamenti i tij.

“Ne u barrikaduam në apartamentin tonë dhe pritëm në ballkon. Brigada e zjarrfikësve erdhi të na shpëtonte nga ballkoni rreth 10 minuta më vonë me shkallët e tyre”.

Të ngjashme