Diskutohen prioritet kyçe në sundimin e ligjit

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 15:57 | Nga

Zëvendësministrja e Integrimit Evropian Anila Statovci Demaj takoj Ministren e Drejtësisë Dhurata Hoxha me ç ‘rast u diskutuan prioritetet kyçe në kuadër te procesit te integrimit Evropian.

Në veçanti, në kuadër te procesit te liberalizimit të vizave u diskutua progresi në përmbushjen e njërit nga dy prioritetet e mbetura, respektivisht vazhdimi i luftës kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit dhe progresi në kuader te 33 rasteve të shenjëzuara. Poashtu, u diskutuat përmbushja e prioriteteve të Agjendës Evropiane te Reformave, me theks të veçante në miratimin e ndryshimeve në Projektligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe ndryshimeve të nevojshme ligjore për suspendimin dhe largimin e zyrtareve publik të përfshire në afera korruptove.

Gjatë takimit u diskutua po ashtu rishikimi funksional i kornizës ligjore ne sundimin e ligjit.

Në takim u dakordua që së shpejti do të bëhet miratimi i legjislacionit per parandalimin e konfliktit te interesit, ndërsa deri ne mesin e vitit 2017 do të behet përgatitja e koncept dokumentit teë nevojshme për të siguruar plotësim ndryshimin e legjislacionit për suspendimin dhe largimin e zyrtareve publik të përfshire në afera korruptive.

Po ashtu, në takim u diskutua asistenca e BE-së për fushën e sundimit të ligjit e cila do të përfshihet në kuadër të IPA 2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme