Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj, ka pritur në takim drejtorin e Qendrës Klinike Universitare të Rijekës së Kroacisë.
Në këtë takim, është diskutuar mundësia e fillimit të bashkëpunimit të dyanshëm, sidomos në përgatitjen dhe trajnimit profesional të stafit.
Në këtë takim, drejtori Gjocaj e njoftoi drejtorin e Qendrës Klinike Universitare në Rijekë, Dr. Davor Shtimac, në lidhje me punën, sfidat, sukseset dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) dhe tërë Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, duke kërkuar nga ai që të ndihmohet sidomos në fushën e trajnimeve profesionale.
Drejtori Shtimac u shpreh i interesuar për nisjen e një bashkëpunimi konkret duke premtuar se eksperiencën e tyre do të ndajnë me kolegët e Kosovës.
Ai i dorëzoi Gjocaj një botim informuar në lidhje me QKU-në e Rijekës dhe shërbimet që ofrohen në të.
Të dy palët u pajtuan që pas identifikimit të nevojave të fillojë bashkëpunimi konkret ndërmjet QKUK Kosovë dhe QKU të Rijekës së Kroacisë.