Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, është takuar me ekspertë ligjorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ku kanë diskutuar për aspektin kushtetues të vendosjes së kufizimit të numrit të ministrive në Ligjin për Qeveri.
Ai tha se nga ky takim u vendos që të organizohet debat lidhur e këtë temë.
Postimi i plotë:
Me ekspertët ligjor, Prof. Robert Muharremi dhe Prof. Visar Morina si dhe akterë të shoqërisë civile, Prof. Fisnik Korenica dhe Prof. Dren Doli, diskutuam aspektin kushtetues të vendosjes së kufizimit të numrit të ministrive në Ligjin për Qeveri. Nga ky takim shumë përmbajtjesor doli si sugjerim që paraprakisht të organizohet një debat rreth kësaj teme. Falënderoj pjesëmarrësit për kontributin e tyre profesional dhe kritik.