Distria Krasniqi e mbyll vitin si lidere botërore e xhudistëve

Prishtinë | 27 Dhj 2023 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Distria Krasniqi e ka mbyllur vitin 2023 si lidere e renditjes botërore të xhudistëve.

Kampionia olimpike e mbylli këtë vit të suksesshëm që e kishte në vendin e parë pasi i grumbulloi 7715 pikë, njofton Unioni Evropian i Xhudos.

“Ajo është një dhuratë që vazhdon të na dhurojë gjëra. Distria Krasniqi e gjeti lavdinë olimpike në kategorinë deri në 48 kilogramë, ndërsa më pas ia vuri syrin një sfidë të re, kalimin në peshat deri në 52 kilogramë, që ishte e njohur më parë në Kosovë pasi mbulohej nga Majlinda Kelmendi”, njofton “EJU”.

Të ngjashme