Dita Botërore e Standardeve

Prishtinë | 13 Tet 2016 | 09:29 | Nga

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Standardeve organizohet një takim festiv në Kosovë

Agjencia Kosovare e Standardizimit, me rastin e Ditës Botërore të Standardeve, organizon sot një takim festiv, i cili ka për qëllim shënimin e themelimit të ISO, dhe shpalosjen e rezultateve të arritura në Standardizimin Kosovar.

Pjesë e këtij manifestimi janë edhe ekspertë evropianë, të cilët do të prezantojnë standardizimin në dimensione të ndryshme.

Ndryshe, vendosja e standardeve është e rëndësishme si për rritjen ekonomike, ashtu edhe për mbrojtjen e konsumatorit dhe për tregtinë e lirë.

Sipas një studimi në Britani rezulton se nga përdorimi i standardeve, ekonomia e vendit përfiton në vit 2.5 miliardë paund.

Dita Botërore e Standardeve vlerëson përpjekjet e mijëra ekspertëve që bëjnë standarde vullnetare brenda organizmave te tilla si Organizata Ndërkombëtare e Standartizimit (ISO), Komiteti Ndërkombëtar i Elektroteknikes etj.

Synimi i Ditës Botërore të Standardeve është informimi i institucioneve, industrisë dhe konsumatorëve për rëndësinë e standardeve në ekonominë globale. Dita e parë Botërore e Standardeve u festua në tetor të vitit 1970.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme