Dita e Evropës shënohet me aktivitete edukative-kulturore, ndahet çmimi “Evropiani i Vitit”

Prishtinë | 08 Maj 2017 | 13:30 | Nga

Një numër aktivitetesh edukative, sportive dhe kulturore do të mbahen me rastin e Ditës së Evropës 2017 në mbarë Kosovën. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, qytetarët janë të ftuar të marrin pjesë në koncerte, në artin e rrugës dhe në garën në basketboll (streetball), përgatitjen e librave nga të rinjtë, shfaqjen e dokumentareve dhe programet interaktive në komuna të ndryshme.

Si pjesë e festimeve të Ditës së Evropës, BE-ja në Kosovë do të japë për herë të dytë çmimin e vet “Evropiani i Vitit”, për të vlerësuar një individ/institucion për promovimin e idesë evropiane në Kosovë.

Të nominuarit për çmimin e vitit 2017 janë: Erzen Shkololli, artist dhe kurator, Baleti i Kosovës dhe Grupi për Studime Ligjore dhe Politike. Çmimi do të prezantohet nga Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së dhe nga Majlinda Kelmendi, kampionia Olimpike, Botërore dhe Evropiane e Xhudos dhe fituesja e parë e çmimit “Evropiani i Vitit”.

Aktivitetet qendrore do të fillojnë në orën 12:00 më 9 maj 2017 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

E MARTË, 9 MAJ 2017

11:30 – Prezantimi i librave mbi BE-në, të përgatitur nga nxënësit e Gjakovës. (Vendi: Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në Prishtinë)
Marrin pjesë shefja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, dhe ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj.

12:00 – Fillimi i aktiviteteve kryesore në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Marrin pjesë ambasadorja Apostolova dhe ministrja Ahmetaj.

13:00 – Inaugurimi i aktiviteteve të artit të rrugës – murali mbi edukimin “Artistët pikturojnë qytetin”. Marrin pjesë ambasadorja Apostolova dhe ministrja Ahmetaj

19:30 – Prezantimi i çmimit “Evropiani i Vitit”. (Vendi: Muzeu i Kosovës, Prishtinë)

Marrin pjesë ambasadorja Apostolova dhe Majlinda Kelmendi, fituesja e parë e çmimit “Evropiani i Vitit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme