Për nderë të Ditës së Evropës, shkallës e lagjes Arbëria janë ngjyrosur me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Evropian, raporton Ekonomia Online.
Në Kosovë, për nderë të kësaj dite nuk punohet, ditë kjo që hyn në kalendarin e Festave Zyrtare.
Kujtojmë që Ligji i Festave Zyrtare në Republikën e Kosovës përshinë njëmbëdhjetë (11) festa zyrtare me dymbëdhjetë (12) ditë pushim (dy ditë të Vitit të Ri, 1 dhe 2 janar). Në mesin e këtyre festave, janë edhe: Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës (9 prill); Dita e Punëtoreve (1 maj) dhe Dita e Evropës (9 maj).