Dita e Kosovës, Dardanët duan triumfin ndaj Greqisë për ta ‘blinduar’ pozitën e tretë

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Pas triumfit historik në Batumi të Gjeorgjisë, Kosova kërkon të vazhdojë me fitore edhe sot.

Përfaqësuesja e jonë do zbres në fushë sot me fillim nga ora 20:45, ku përballë do ta kenë Greqinë.

Dardanët kërkojnë një tjetër fitore, për ta blinduar pozitën e tretë në Grupin B për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Katari 2022’.

Në tri sfidat e para, Kosova ka pësuar dy humbje dhe ka marrë një fitore.

Ndërkohë kundërshtari i sotëm i Kosovës, Greqia ka zhvilluar dy ndeshje deri më tani ku ka dy barazime.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes për këtë takim nuk ka në radhët e veta sulmuesin Elbasan Rashani që ka pësuar një lëndim, derisa rikthehet Milot Rashica, por mungon edhe portieri Visar Bekaj që ka rezultuar pozitivë me Covid-19.

Greqia vuan mungesën e Christos Tsolis i cili luan te Norwich City, ku Schip e cilësoi si mungesë të madhe.

Dy ekipet përfaqësueses deri më tani janë takuar në dy sfida në kualifikimet e UEFA National Team, ku Greqia ka marrë një fitore 1-2 në Prishtinës, derisa ndeshja në Athinë kishte përfunduar pa gola 0-0. /Telegrafi

Të ngjashme