Dita e parë e trajnimit të Ronaldos te Juventusi

Prishtinë | 30 Kor 2018 | 12:37 | Nga

Pas shumë bisedave dhe shumë dëshirave nga tifozët e Juventusit, në ditën e sotme aventura e Cristiano Ronaldos në Itali më në fund fillon zyrtarisht. Sot do të jetë dita e parë e trajnimit të CR7 me “Zonjën e Vjetër”.

Mbrëmë, ylli portugez ka zbarkuar për herë të dytë në Torino, pas një dite të parë të mbushur me vizita mjekësore dhe prezantim.

Shumë personel sigurie në aeroport, ndoshta duke pasur parasysh njerëzit e pranishëm. Një përshëndetje dhe pastaj rrugëtim me makinë, i shoqëruar nga familja dhe disa pjesëtarë të klubit bardhezi. Ronaldo do të shijojë këtë mëngjes ndikimin e parë me futbollin italian.

Bashkë me të do të punojë Dybala, Douglas Costa, Cuadrado, Bentancur dhe Higuain, të gjithë dolën nga Kupa e Botës pak a shumë në të njëjtën kohë me ish-lojtarin e Real Madridit dhe kthehen nga disa ditë pushime më shumë se të tjerët.

Për të koordinuar punën dhe stërvitjen do të jetë Aldo Dolcetti, krahu i djathtë i Massimiliano Allegri, i cili u kthye më herët nga turneu i SHBA, ku pjesa tjetër e ekipit do të jetë e zënë deri më 5 gusht.

Ai kthehet në mënyrë specifike për të drejtuar stërvitjen e Ronaldos dhe grupit të Botërorit. Kjo është raportuar nga “Corriere dello Sport”.

Po debutimi bardhezi i Ronaldos? Është planifikuar për më 12 gusht, kur të zhvillohet miqësorja familjare tradicionale në Villar Perosa. Një ndeshje edhe më e padiskutueshme me praninë e CR7.

Natyrisht, 5 mijë biletat në dispozicion janë shitur për më shumë se një javë. Pastaj, nga ai moment, ne do të presim për ta parë blerjen e bujshme të Juventusit në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit, kundër Chievos, në Seria A.

Të ngjashme