Dita e pazarit grumbullon shumë njerëz në veri të Mitrovicës, s’respektohen masat anti-Covid

Prishtinë | 07 Nën 2020 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës të premten mori një varg masash me qëllim të ndalë trendin e rritjes së infektimeve me koronavirus.

Për të gjithë territorin e Republikës u ndalua veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë.

Por, përkundër këtyre masave, qytetarët në veri të Mitrovicës nuk e prishën terezinë në ditën e pazarit të tyre.

Një numër i madh i tyre dolën sikur zakonisht të bëjnë tregti afër urës së Ibrit, pa u penguar nga institucionet.

Dëshmitarët thanë se po ashtu edhe shumë lokale të gastronimisë janë të hapura dhe po funksionojnë normalisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme